Kukësi-Laçi, tifozët me bileta nuk lejohen në stadium. Ja fjalori që përdorin policët! (VIDEO)

May 30, 2015 | 12:48
SHPËRNDAJE

Shumë tifozë që kishin biletë për finalen e Kupës Laçi-Kukës, fituar nga Laçi me rezultatin 2- 1, mbetën jashtë stadiumit. Jo vetëm kaq, por u përballën me një pritje aspak dinjitoze nga forcat policore, të cilët jo vetëm nuk i hapën dyert për t’u futur brenda, por edhe i ofenduan me një fjalor aspak të denjë. 

Pamje nga video

 

Dhjetë minuta para se të fillonte ndeshja, një grup tifozësh të Laçit, rreth 30 veta, kryesisht të rinj janë ndaluar në portën D3 me pretekstin se stadiumi ishte plot, edhe pse ata  mbanin bileta në duar.

Video e publikuar nga Balkanweb shfaq tifozët që presin pas dere hasin në kundërshtimin e forcave të policisë. Ndërkohë që policët i shtyjnë me forcë dhe përdorin fjalë fyese.. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura