Kukësi bën prova Champions-i, Plaku në super formë me tripletë

Jul 6, 2018 | 20:20
SHPËRNDAJE

Kukësi ka zhvilluar sfidën e fundit miqësore, para ndeshjes me Valetën në Champions League. Ekipi i Pakult, kishte zgjedhur Kastriotin për të matur forcat, dhe takimi i luajtur në “Selman Stërmasi”, përfundoi në fitoren e tyre 3-2.

plaku

Për Kukësin shënoi plot tri herë Plaku, ndërsa në radhët e Kastriotit autorët e golave ishin Kabiru dhe Koreshi. Pjesa e parë, ku ishin të aktivizuar edhe të gjithë titullarët, ishte më bindëse në lojë për verilindorët, ndërsa në të dytën, loja çedoi pak me futjen e disa lojtarëve të stolit.

Edhe pse takimi po shkonte drejt barazimit 2-2, në të 85-tën, Plaku mendoi të shënonte edhe golin e tretë personal duke i dhënë fitoren ekipit, dhe duke konfirmuar një formë të mirë.

kukesii

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura