Kukan dhe McAllister: Integrimi nuk do të jetë dhuratë pavarësisht entuziazmit dhe sukseseve

Nov 21, 2017 | 23:09
SHPËRNDAJE

Parlamentarët e gjashtë shteteve ballkanike nuk e kanë patur të lehtë ballafaqimin me kolegët e tyre në Parlamentin Europian. I pari Eduart Kukan dhe më tej David McAllister, Knut Fleckenstein u kanë thënë ballkanasve se integrimi nuk do të jetë dhuratë pavarësisht entuziazmit dhe sukseseve që renditen ballkanasit.

auto_Eduard_Kukan.1478771557

Kritikat kryesore të eurodeputetëve ndaj politikanëve të rajonit kishin të bënin me autoritarizmin në qeverisje, bllokimin në disa raste të reformave të integrimit, bojkoti i parlamenteve, ndërhyrjet politike në vendimet e gjyqësorit dhe dhunimi i lirisë së medias.

Në këto kushte eurodeputeti Kukan propozoi që BE të caktojë një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor. Mbetet të shihet ecuria konkrete e integrimit deri me 20 Shkurt kur publikohet strategjia e re e zgjerimit në vijim në muajin Prill progres raportet për secilin shtet të rajonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura