Kujt i ngjan Guerili? Gold Ag flet për djalin e tij dhe zbulon planet për zgjerimin e familjes

Apr 18, 2021 | 14:49
SHPËRNDAJE

Guerili tashmë i ka bërë katër muaj jetë, prandaj Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, kanë nisur të diskutojnë se kujt i ngjan më shumë i vogli.

gold ag (3)

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Prive”, këngëtari ka treguar se djali i ngjan atij, por edhe nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të kishte shumë rëndësi.

gold ag (2)

Më ngjan mua, edhe nga fotografitë kur kam qenë unë i vogël ashtu duket dhe nëna ime kështu thotë. Sytë i ka si të Ermirës.

gold ag (4)

Është diçka që nuk është as në dorën time, as në dorë të Ermirës, kështu ka dashur Zoti, kujtdo t’i ngjante nuk do të kishte rëndësi, e rëndësishme është që të ketë shëndet”,- tha Gold Ag.

gold ag (2)

Këngëtari tregoi edhe planet për zgjerimin e familjes, pra për ta bërë Guerilin një vëlla të madh.

gold ag (2)

Guerili u nis me plan, por ata të tjerët që do vijnë pas tij nuk e di. Ishallah ta ketë shëndetin ai dhe ne, dhe ishallah bëhet jo me një motër dhe një vëlla, por me plot motra dhe vëllezër”,- u shpreh artisti.

gold ag (4)

Ashtu siç ka treguar edhe më parë, dëshira më e madhe e Gold Ag ishte që i biri të vinte në jetë më 28 Nëntor, që është një ditë e shënuar për të gjithë.

gold ag ermira shkodra (4)

28 nëntorin unë e kam dashur gjithmonë, e ka dashur babai im, e kanë dashur familjarët e mi, e duan gjithë shqiptarët faktikisht, por ardhja në jetë e djalit në datë 28 nëntor ishte diçka… unë u bllokova komplet”,- u shpreh reperi.

gold ag ermira shkodra (1)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura