Kufoma e gjymtuar pa kokë në brigjet e Leçes/ Mediat italiane: Pse mund të jetë e avokatit Muço

Nov 19, 2017 | 10:21
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pothuajse te gjitha mediat italiane shkruajne se mund t’i perkase avokatit shqiptar te zhdukur Besnik Muço kufoma e gjetur në ujërat e Castro (Lecce).

Trupi i pajete është gjetur para disa ditësh në brigjet italiane, dhe mediat në Itali shkruajnë se pritet testi i ADN-se qe te hedhe drite mbi ngjarjen.

Sipas tyre, trupi i gjetur eshte demtuar ndoshta për shkak të perplasjes së vazhdueshme me shkëmbinjte ne det, shkruan “Panorama”.

“Trupi është shumë i gjymtuar dhe duket se nuk ka kokë. Ai gjithashtu nuk ka rroba. Prandaj është e pamundur të identifikohet nga autoritetet në Lecce, të cilët e vendosën trupin në frigoriferin e morgut të qytetit”, raportojnë mediat italiane.

Kufoma ishte zbuluar më 5 nëntor në zonën e Punta Correnti jashtë portit të marinës së Castro, por kushtet e këqija të motit kishin bere te pamundur nxjerrjen e trupit, deri të nesërmen kur nderhyne ekipet e Rojes Bregdetare.

Besnik Muço u zhduk që më datën 2 nëntor të këtij viti, teksa u nis me tragetin e linjës Durrës-Bari, për të shkuar te familja e tij.

tragetiProkurori i Maceratës kërkoi testin e ADN-së për kufomën e gjetur. Hipoteza është se mund të jetë nga Besnik Muço.

Për rreth pesëmbëdhjetë vjet avokati kishte jetuar në Macerata, me gruan e tij dhe dy fëmijët. Gruaja e tij ka mberritur ne Shqiperi pak dite me pare per te ndjekur nga afer hetimet per gjetjen e bashkeshortit te saj, teksa femijet jane lene me gjysherit ne Itali, shkruajne mediat italiane, raporton “Panorama”.

Gruaja e tij kishte denoncuar zhdukjen e Muços për karabinierët e Maceratës dhe edhe ne Itali po kryhen hetimet.

Trupi i gjetur në bregun e Pulias më 6 nëntor ende nuk është identifikuar. Por në zonën ku eshte gjetur nuk ka persona të zhdukur, cka sipas mediave italiane, e ben edhe me te forte dyshimin qe ai mund te jete personi qe kerkohet ne Shqiperi dhe Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura