Ku e kaloi natën Sarkozy? Ja skenarët për hetimin e skandalit të madh me fondet e Gadafit

Mar 21, 2018 | 10:52
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy po perballet sot me diten e dyte te seancave te pyetjeve ne polici, pas arrestimit mengjesin e djeshem. Ai po pyetet pas hetimit lidhur me akuzat se fushata e tij zgjedhore më 2007 ka marrë fonde nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian, Muammar Gaddafi.

sarkozy

“The Guardian” shkruan sot se Sarkozi, presidenti i djathtë i Francës nga 2007 në 2012, u arrestua dje ne mengjes nga hetuesit e specializuar per korrupsion, pastrimin e parave dhe evazionin fiskal dhe u mbajt në rrethinat perëndimore të Parisit në Nanterre, si pjesë e një hetimi nëse Gaddafi dhe të tjerët në Libi financuan ilegalisht fushatën e tij të suksesshme zgjedhore në vitin 2007.

Ish presidenti, 63 vjeç, u lejua te shkonte ne shtepi ne mesnate, per ta kaluar aty naten, por me kushtin qe te jthehej qe ne oren 8 te mengjesit te sotem ne polici, ne paraburgim.

Policia ka 24 orë të tjera për ta marre në pyetje. Pas kësaj, Sarkozy mund të lirohet, të detyrohet te kthehet serish per pyetje, ose te dale ne gjyq e potencialisht te perballet me akuzat qe jane ngritur.

Hetimi thuhet se eshte skandali më i forte i financimit të nje fushate ne Francë per dekada me radhe,  Sarkozi ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke hedhur poshtë pretendimet si “groteske”.

Hetuesit po ekzaminojnë pretendimet se regjimi i Gadafit i dha fshehurazi Sarkozit 50 milion euro në fushate. Hetimi gjyqësor ka nisur në vitin 2013, pasi ueb-faqja franceze e lajmeve Mediapart ka publikuar akuzat e biznesmenit francezo-libanez, Ziad Takieddine, se ai ka transferuar 5 milionë euro nga ish-shefi i inteligjencës së Qaddafit, Abdullah Senussi, te shefi i fushatës së Sarkozysë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura