Kryetari i Partisë së Punës : Bir i reaksionit, kush nuk vlerëson partizanët

Nov 18, 2018 | 16:12
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafa, shprehet se çlirimi i Tiranës është meritë e partizanëve dhe e askujt tjetër. Sipas tij, kush kërkon të sajojë një të vërtetë tjetër është bir i reaksionit.

Muharrem-Xhafa

“Kryeqytetin e atdheut, Tiranën, e çliruan partizanët heroikë shqiptarë, mbështetur fuqishëm nga populli i saj. Kush kërkon të sajojë një tjetër të vërtetë është bir i reaksionit! Ngjan si paradoks po edhe vetë pushtuesit gjermanë pranojnë çfarë përjetuan në luftën e ushtrisë partizane për çlirimin e Tiranës, me disa mospërputhje në shifrat e humbjeve të forcave njerëzore e materiale, gjë kjo e kuptueshme, sepse cilido humbës synon t’i zvogëlojë humbjet e tij.

Brezi i ri duhet të dijë se për çlirimin e kryeqytetit është bërë 19 ditë luftë e ashpër (29 tetor deri 17 nëntor 1944) rrugë më rrugë e rrugicë më rrugicë, barrikadë më barrikadë, shtëpi më shtëpi e trup më trup! Një luftë heroike e vërtetë! Forcat pushtuese gjermane e patën të pamundur të përballonin sulmet e ushtrisë së organizuar partizane, ndaj ato, në mëngjesin e 17 nëntorit 1944, ndalën qëndresën, njohën humbjen dhe morën rrugën e humbjes.

be6ec74c03af1989c5a6c7ef35810e19_M

Humbjet e ushtrisë gjermane qenë të mëdha, po dhe forcat partizane patën jo pak të vrarë e të plagosur! Heroizmi i partizanëve për çlirimin e Tiranës, në zbatim të urdhrit të Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, Enver Hoxhës, përbën një nga faqet më të ndritura të LANÇ-it”, shkruan Xhafa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura