Kryeprokurori i ri/ Vjen dhe reagimi i nga LSI: Thirrja e natës së fundit, është e vonuar

Dec 7, 2017 | 14:23
SHPËRNDAJE

Në kulmin e debatit për zgjedhjen e prokurorit të ri dhe ftesave të Ramës për opozitën  ka reaguar dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas Petrit Vasilit,  Kreut  të Grupit Parlamentar ftesa e Ramës në minutat e fundit nuk vlen.

vasili

Shkrimi i plotë

Kanabizohet reforma ne drejtesi.
Thirrjet per konsensus te nates se fundit jane shume te vonuara dhe sherbejne vetem si alibi e kapjes se drejtesise.
Zbatimi i reformes ne drejtesi ka hyre ne rrugen shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtes dhe instalon nje pushtet te kriminalizuar te antiligjit.
Reforma ne drejtesi eshte e qarte,e zeza mbi te bardhe, ne Kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise dhe duhet zbatuar pa levizur asnje presje.
Cdo devijim nga kushtetuta rrënon reformen ne drejtesi e kthen ate ne nje antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.
Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit.
Ka vetem nje Kushtetute, dhe as Kuvendi dhe asnje mision i huaj nuk kane as me te voglen mundesi ta tjetersojne dhe interpretojne pasi kushtetuta nuk jua jep kete te drejte.
Shqiperia eshte republike Kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.
Po, kryeministri, qeveria dhe kushdo tjeter…..qe kerkon te shkelet Kushtetuta eshte si ata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura