Sfidat e Shqipërisë/ Kryeministri Rama fjalim në Asamblenë e OKB-së: Brenda 10 muajve vaksinojmë gjithë popullsinë. Mbështesim traktatin për…

Sep 24, 2021 | 22:23
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Kombëve të Bashkuara ndër të tjera u ndal edhe tek situata e pandemisë.

edi-rama

Ai tha se Shqipëria ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë dhe brenda 10 muajve synon të vaksinojë gjithë popullsinë.

Ndërsa falenderoi shtet që e kanë ndihmuar Shqipërin, Rama u shpreh se asnjë vend nuk mund ta përballojë i vetëm pandemin e covid-19.

“Si në çdo pjesë tjetër të botes edhe Shqipëria ka vuajtur nga pandemia. Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshme.

Asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me virusin. Askush nuk është i sigurt nëse nuk janë të gjithë. Pa bashkëpunim kostoja që paguajmë individualisht do të jetë më e lartë.

I detyrohem një falënderim nga zemra shumë prej atyre që na janë gjendur të na ndihmojmë. Turqia, që bëri të mundur për ne dozat për të nisur vaksinimin. Komisionit të BE që ofroi vaksinat për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Qeverinë Italisë, Greqisë, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me dhurimet e vaksinave.  I solla këta shembuj për të mos harruar se do të triumfojmë në këtë luftë. 

Jemi avokatë të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbështesim propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar. Ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe t’i rezistojmë çdo tubimi. Është urgjente të ofrojmë vaksina, sepse të pavaksinuarit mbarin rrezikun dhe mund të kthejnë pas atë që kemi fituar deri tani”, tha Rama.

SHQIPERIA NE KESHILLIN E SIGURIMIT TE OKB

Pjesëmarrjen e Shqipërisë si anëtare e përkohshme në KS se OKB, Rama e shikon si evenimentin me te rendesishme, për një shtet si vendi ynë, ku jo shumë kohë më parë konsiderohej si një prej më të izoluarve dhe të shtypurve në botë.

“Është një nder i veçante të mbaj këtë fjalë si përfaqësuesi i një vendi që për herë të parë në historinë e vetë i bashkohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve si anëtare e përkohshme për periudhën 2022-2023.

Rëndësia e këtij evenimenti për një shtet që jo shumë kohë më parë konsiderohej si një prej më të izoluarve dhe të shtypurve në botë dhe ndjenja e përgjegjësisë me të cilën e marrim përsipër këtë rol është aq e madhe sa nuk e shprehim dot me fjalë.

Shqipëria i sjell Këshillit të Sigurimit pikëpamjen e një vendi të vogël, por të angazhuar i vetëdijshëm për sfidat e të shkuarës dhe për sfidat e së ardhmes, i cili ka përjetuar kufijtë e izolacionizmit dhe ka zbuluar mundësitë e bashkëpunimit shumëpalësh.

Shqipëria tashmë është një vend që karakterizohet nga respekti, për tolerancën fetare.

Ajo do të ulet në KS me një agjentë të qartë përparësish, që përfaqëson Shqipërinë moderne. Nxitjen e paqes dhe sigurisë, zgjidhjen e ndërmjetësimit të konflikteve, respektimin e të drejtave të njeriut, respektimin e grave. Një angazhim konkret aktiv për të luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm” tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura