Kryeministri i Kanadasë në vetë-izolim, bashkëshortja testohet për COVID-19

Mar 12, 2020 | 22:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe gruaja e tij janë vendosur në vetë-izolim, për shkak të dyshimeve për infektimin nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trudeau, nëpërmjet një postimi në twitter, pasditen e sotme.

1

Sophie kohët e fundit u kthye nga një event në Mbretërinë e Bashkuar dhe natën e kaluar ajo kishte disa simptoma të buta, të ngjashme me gripin. Ajo është më mirë, por pas këshillës së mjekut tonë, ajo është vetë-izoluar, ndërsa po presim rezultate për testin e COVID-19”, shkruan ai.

Kryeministri kanadez njoftoi gjithashtu se edhe ai është vetë-izoluar, deri në marrjen e përgjigjeve të testit të bashkëshortes.

“Sot, unë do të flas me disa liderë botërorë dhe do të bashkoj ministrat për diskutimin e një komiteti kabineti mbi COVID-19.”m shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura