Kryeministri britanik: Putini si Millosheviçi, që donte të pushtonte Kosovën duke përdorur nacionalizimin serb. Frymëzoi kombin e tij me idenë e gabuar se…

Mar 4, 2022 | 22:28
SHPËRNDAJE

Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë sot një analogji, duke e krahasuar Presidentin rus Vladimir Putin me serbin Slobodan Millosheviç, i cili ka qenë i akuzuar për krime lufte, raporton Agence France-Presse.

milosheviqi-putini

Në një intervistë për “El País” Johnson u shpreh se si Putini edhe Millosheviçi kanë qëndruar në pushtet për një kohë të gjatë, duke theksuar se të dy janë autokratikë.

Johnson u shpreh se Putin po vepron njësoj si Millosheviçi me Kosovën, i cili donte ta pushtonte duke përdorur nacionalizimin serb dhe duke frymëzuar kombin e tij me idenë e gabuar se Kosova duhet çliruar.

“Ajo që unë sigurisht besoj është se ka një analogji të ngushtë midis sjelljes së Putinit dhe viteve të fundit të Slobodan Millosheviçit. Është shumë interesante që të dy liderët kanë qenë në pushtet për një kohë të gjatë, të dy gjithnjë e më autokratikë, që të dy kërkonin të forconin pozicionin e tyre të brendshëm dhe gjetën një kauzë të madhe nacionaliste.

Sllobodan Millosheviçi identifikoi vendlindjen e nacionalizmit serb, në të vërtetë kombin serb, në Fushë Kosovë, dhe ai e frymëzoi popullin e tij me këtë ide të gabuar se duhej të shpëtohej dhe të çlirohej.

Ekziston një lloj analogjie shumë e ngushtë midis këtij gabimi katastrofik dhe asaj që presidenti i Rusisë ka thënë për Kievin dhe origjinën e fesë, kulturës dhe qytetërimit rus dhe objektivave të tij në Ukrainë.

Kur bëhet fjalë për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, kjo është çështje e tyre. Do të duhej të ishte mbledhja e provave. Nëse ka prova të përdorimit të municioneve të paligjshme, bombave thërrmuese, armëve me tytë, kjo do të duhet të sillet qartë në Holandë”, tha kryeministri britanik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura