Kryemadhi takim me strukturat në Durrës: Rama largohet vetëm me …

Nov 14, 2018 | 18:34
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh këtë të mërkurë, se “rruga e vetme e largimit të kryeministri Rama janë protestat mbarëpopullore”. Deklaratën e bëri nga Durrësi, ku zhvilloi një takim me kryesinë e partisë atje, së bashku me deputetët e LSI-së së këtij Qarku, Lefter Koka dhe Nora Malaj.

monika Kryemadhi

Kryemadhi tha se LSI do bashkëpunojë në të gjitha nivelet me partitë opozitare.

“Opozita është bërë bashkë kundra këtij kryeministri”, shtoi ajo.

“Politika e Rilindjes mbolli varfëri dhe krim në vend”, akuzoi kryetarja e LSI-së, ndërsa më tej shtoi se, rruga e vetme e largimit të Ramës, janë protestat mbarëpopullore.

Kryemadhi

“Forcimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është garancia për një Shqipëri më të mirë, larg krimit të organizuar dhe varfërisë. LSI i jep një rol të veçantë rinisë dhe gruas. Forcimi i strukturave të rinisë dhe gruas, janë imediate për shpëtimin e vendit nga krimi i organizuar”, u shpreh Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura