Tërheqja e shumicës nga identifikimi biometrik, Kryedemokrati Basha, i prerë: Kush minon garancitë për zgjedhjet, nuk do integrim europian

May 30, 2020 | 9:09
SHPËRNDAJE

Kreu i opozotës, Lulzim Basha ka shpërndare qendrimin e kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, për reformën zgjedhore, dhe mes nje postimi te tij ne Twitter ka theksuar se PD eshte e vendosur per zgjedhje te lira dhe demokratike.basha

Sipas kryedemokratit “Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë”.

Mesazhi i Bashes

“PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë. Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë.”

Basha mbajti këtë qendrim, pasi Rama u tërhoq dhe bllokoi dje në Këshillin Politik konsensusin për identifikimin biometrik në zgjedhje.

Nderkohe qe ambasadori i BE theksoi se “Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të marrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri më 31 maj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura