Kryebashkiaku i Zagrebit bëhet ‘njësh’ me punëtorët, vesh kostumin dhe nis të pastrojë qytetin (VIDEO)

Jan 26, 2023 | 23:38
SHPËRNDAJE

Në kryeqytetin e Kroacisë përfundoi greva katërditore e punëtorëve të pastrimit, “Çistoça”, e cila kishte bërë që disa pjesë të qytetit të kundërmonin nga mbeturinat.

kryebashkiaku i zagrebit

Pas marrëveshjes me kompaninë shtetërore të pastrimit, kryebashkiaku i Zagrebit, Tomislav Tomaseviç, iu bashkua punëtorëve dhe filloi të pastronte rrugët.

Tomaseviç, i veshur me kostum pune, publikoi një video në rrjetet sociale duke thënë se gjatë orëve të ardhshme do të marrë pjesë në mbledhjen e mbeturinave së bashku me punëtorët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura