Kriza nga koronavirusi/ Kryeministri Rama: Po shikojmë mundësinë e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore

Apr 3, 2020 | 22:38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama thotë se po shikon mundësinë për lejimin e hashashit për qëllime mjekësore në vend.

edi rama

“Atë hashashin me leje po e studiojmë, shtete të tjera e kanë bërë… Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit”, ka thënë kryeministri në emisionin “Zonë e Lirë”.

Kryeministri Rama tha gjithashtu se “Të pasurit në këtë luftë, si në çdo tjetër të njerëzimit, duhet të japin jo të marrin”.

“Biznesi i madh nuk do dëmtohet nga fakti që s’do marri qiranë nga njerëzit që janë në pikë të hallit. Qiraja në të gjithë botën është e ardhur dytësore. Kush ka dy palë të ardhura, ky nuk është halli më i madh që ka qeveria”, ka thënë Rama.

Po nëse një nga këto biznese rrezikon falimentin? Rama përmedi rastin e Gjermanisë duke deklaruar se “Do ta shikojmë atë, po qeveria gjermane ka ndaluar shpalljen e falimentit”.

Nëse ndonjë nga këto bizneset e mëdha rrezikon falimentin, a ka plan qeveria t’i mbrojë nga falimentimi?”, e ka pyetur Çuri. “Do ta shikojmë atë, po qeveria gjermane ka ndaluar shpalljen e falimentit”, u përgjigj Rama.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura