Kritikat e ashpra në raportin e DASH, Edi Rama tenton ta kalojë me humor: Paska plasur peshku! Amerika na paska thënë më në fund ato që…

Apr 13, 2022 | 19:59
SHPËRNDAJE

Pavarësisht kritikave të ashpra në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim me nota humori dhe ironie duke shenjestruar opozitën dhe duke lënë menjëanë pikat që theksohen në raport.

rama

Rama shprehet se ky raport është ajo që SHBA paska thënë një vit më parë. Ai shton se DASH paska harruar të shtojë edhe arritjet që vetë i ka thënë gjatë vitit.

LEXO KËTU RAPORTIN E PLOTË

“Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!

Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit”, shkruan kryeministri Edi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura