Një krim i rëndë tronditi ditën e djeshme Greqinë, ku një blegtor 56-vjeçar vrau me armë të dashurën e tij gjermane dhe foshnjën e tyre 11 muajshe, e më pas veten.
Ngjarja shokuese ndodhi mëngjesin e së premtes në Kavallë. Sipas ekspertizës mjekoligjore, rezulton se autori i ngjarjes ka qëlluar me plumba mbas shpine foshnjën dhe partneren e tij, vdekja ka qenë e menjëhershme.
Fillimisht, ai qëlloi fëmijën në shpatullën e majtë, poshtë zonës së mëlçisë. Tronditës është fakti që pasi vrau foshnjën në sy të nënës, 56-vjeçari ndërroi plumbat në armë duke vendosur fishekë për derra të egër.
Pasi ndërroi plumbat, ai qëlloi pas shpine 31-vjeçaren duke i çarë organet e brendshme, përfshirë zemrën, mushkëritë dhe mëlçinë.
Gruaja ra e vdekur pranë trupit të pajetë të foshnjës së saj dhe vdekja e saj ishte gjithashtu e menjëhershme.
Dy herë tentoi të vriste veten
Siç rezultoi nga ekspertiza mjeko-ligjore, autori ka tentuar dy herë të vrasë veten. Herën e parë, kur ka qëlluar veten në kraharor, dyshohet se i ka rrëshqitur armën duke bërë që copëzat të kalojnë nën lëkurë dhe të dalin majtas nën sqetull.
Nga gjuajtja e parë ai pësoi 4-5 fraktura në brinjë, por ato nuk ishin fatale pasi organet e brendshme nuk ishin të dëmtuara.
Më pas autori ka vendosur plumb tjetër në armë dhe tytën e ka future në gojë, goditje që ka rezultuar fatale për të duke i shkaktuar fraktura në fytyrë dhe copëtim të trurit. Mjeku që bëri autopsinë, ky është një nga rastet e rralla kur një person qëllon dy herë veten.
Trupat e gruas dhe foshnjës do të transportohen në Gjermani për tu varrosur, ndërsa 56-vjeçari do të varroset sot në Kavallë.