Krim i rëndë në një familje në Kosovë/ Djali vret babain, më pas binjaku qëllon për vdekje vëllain

May 27, 2022 | 9:41
SHPËRNDAJE

auto_policia-e-kosoves_88941432128087Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në një familjen në veri të Mitrovicës, ku dy persona kanë humbur jetën.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje në një familje të komunitetit serb, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babain.

Në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke ndihmuar babain, ka vrarë vëllain e tij.

Burimet më tej kanë shtuar se babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital pasi ishte në gjendje kritike për jetën, por më pas ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. B., dhe M. B., ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati M.B.

Pas krimit, policia ka arrestuar autorin, ndersa po punon per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura