Krijohet Komitetit Shtetëror për Diasporën, e gjitha qeveria e angazhuar në këtë projekt

Nov 22, 2017 | 17:56
SHPËRNDAJE

Qeveria shqiptare ka vendosur me anë të një vendimi që të krijoj një komitet shtetëror për diasporën. Sipas vendimit të publikuar shkruhet se  me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, është vendosur ngritjen e Komitetit Shtetëror për Diasporën, si organ konsultativ i Këshillit të Ministrave për bashkërendimin e politikave e të veprimtarive shtetërore në fushën e diasporës.

fotoja-e-te-gjitheve-qeveria-e-re-meta-1024x682

Vendim

Komiteti kryesohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje të tij këta anëtarë:

a) Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;

b) Ministrin e Brendshëm;

c) Ministrin e Financave dhe Ekonomisë;

ç) Ministrin e Drejtësisë

d) Ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;

dh) Ministrin e Kulturës;

e) Ministrin e Mjedisit dhe Turizmit;

ë) Ministrin e Shtetit për Diasporën;

f) Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;

g) Kryetarin e Akademisë së Shkencave;

gj) Drejtorin e INSTAT-it.

Fusha e veprimtarisë së Komitetit përfshin:

a) përgatitjen e linjave orientuese për hartimin e politikave të reja aktive dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike në fushën e diasporës;

b) propozimin e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për çështje që lidhen me përmirësimin e pozitës së anëtarëve të diasporës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në vendet ku jetojnë;

c) nxitjen dhe zhvillimin e dialogut për zbatimin e strategjisë, politikave dhe legjislacionit në fushën e zhvillimit të komuniteteve të diasporës;

ç) koordinimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën;

d) mbështetjen dhe monitorimin e veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare për Diasporën.

  1. Komiteti mblidhet jo më pak se një herë në tre muaj dhe sa herë është e nevojshme, me kërkesë të Kryeministrit.
  2. Në mbledhjet e Komitetit mund të ftohen të marrin pjesë dhe përfaqësues të grupeve parlamentare, të organeve të qeverisjes qendrore e vendore apo të institucioneve të tjera, pjesëmarrja e të cilëve çmohet e vlefshme për përmbushjen e misionit.
  3. Veprimtaria e Komitetit mbështetet nga sekretariati teknik. Përbërja dhe detyrat e sekretariatit teknik përcaktohen me urdhër të Kryeministrit.
  4. Urdhri nr.115, datë 11.5.2006, i Kryeministrit, “Për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit Ndërministror të Migracionit”, shfuqizohet.
  5. Ngarkohen anëtarët e Komitetit për zbatimin e këtij vendimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura