Kreshnik Spahiu: Rama dhe Zaloshnja më kërkuan të kandidoja në 2013-n Gjergj Bojaxhiun në Tiranë për të çarë votat e PD-së

May 16, 2015 | 0:20
SHPËRNDAJE

Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, deklaroi se kandidatura e Gjergj Bojaxhiut si kandidat për Bashkinë e Tiranës nuk është rastësi. Në një interviste televizive të dhënë mbrëmjen e së premtes në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani, në “Tv Klan”, Spahiu deklaroi se në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të vitit 2013, Edi Rama dhe analisti Eduard Zaloshnja i kishin kërkuar që të fuste në listat zgjedhore kandidaturën e Bojaxhiut. Kreshnik Spahiu tha se qëllimi i Ramës ishte përçarja e votave të së djathtës, ndërsa theksoi se ai nuk e kishte pranuar propozimin e tij.

Kreshnik Spahiu

“Në zgjedhjet e qershorit 2013 Edi Rama me Eduart Zaloshnjen më kërkuan që në koalicion me ta të vendosja Gjergj Bojaxhiun si kandidat i Aleancës Kuqezi në Tiranë, për të çarë votat e së djathtës, por nuk pranova”,-deklaroi Kreshnik Spahiu.

Gjergj Bojaxhi ka shpallur kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Në një sondazh të publikuar dy ditë më parë nga “IPR Marketing”, ai rezultonte i treti pas kandidaturës së Erion Veliajt dhe Halim Kosovës, me rreth 12.5 për qind të të anketuarve në Tiranë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura