KPK rikonfirmoi Arta Markun në detyrë, vjen reagimi i parë nga PD

Jul 4, 2018 | 14:44
SHPËRNDAJE

Vjen reagimi i pare nga partia Demokratike, vetem pak caste pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin për rikonfirmim në detyrë për kryeprokuroren Arta Marku.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar me nje shenim ne faqen e tij ne FB, duke e quajtur vetingun nje shkolle partie.

paloka

 

 

Paraditen e sotme, KPK njoftoi vendimin e saj pas procesit te rivleresimit te figures se kryeprokurores Arta Marku, per rikonfirmimin e saj ne detyre.

Trupë gjykuese në Komision ka qenë Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. As sot, zonja Marku nuk ishte e pranishme në seancë.

Kujtojme se mungesa dje ne seance e Arta Markut ngriti pikëpyetje tek ONM-ja dhe KPK-ja në lidhje me aftësitë e saj profesionale dhe lidershipin.

Të paktën kështu u shpreh përfaqësuesi ndërkombëtar, Theo Jacobs, i cili e cilësoi veprimin e Markut për të mos marrë pjesë në seancën dëgjimore si mungesë e shenjave të një lidershipi.

“Jam shumë i zhgënjyer për mungesën e Prokurorit të Përgjithshëm, pasi mirëpres një debat të hapur profesional për çështjet ligjore. Kjo mungesë nuk tregon shenja lidershipi, pasi ky i fundit përbëhet nga autoriteti dhe llogaridhënia gjithashtu”, tha Theo Jacobs, teksa kërkonte të debatonte me Kryeprokuroren për një çështje që kishte patur si prokurore e Prokurorisë së Shkodrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura