KPK konfirmoi në detyrë gjyqtarin që liroi Arben Frrokun, PD nxjerr deklaratat e Donald Lu

Aug 1, 2018 | 14:54
SHPËRNDAJE

“Konfirmimi ne detyre sot i gjyqtarit te Krimeve te Renda, Dritan Hallunaj, pergjegjes per lirimin nga burgu te nmikut te Rames te Arben Frrokut, vrasesit te komisarit Dritan Lamaj eshte kembane alarmi per sistemin e ri te drejtesise dhe prove e qarte se vetingu nuk po ndeshkon prokurore e gjyqtare te korruptuar dhe ata te lidhur me krimin e organizuar”.

Keshtu u shpreh sot deputeti Enkelejd Alibeaj, ne nje deklaratë në selinë e Partisë Demokratike, teksa ka nxjerre edhe audion e deklaratave te ambasadorit amerikan Donald Lu, 3 vjet me pare per vendimin ndaj Frrokut.

“Kjo ishte edhe e vetmja pritshmeri e shprehur nga ambasadori amerikan 3 vjet me pare kur komentoi rastin e Frrokut dhe gjyqtarit qe i dha pafajesine”, tha Alibeaj.

“Persona si Arben Frroku që vrau një shef policie por që në mënyrë të mistershme u lejua të largohej nga vendi deri sa ishte në pritje të apelit në gjykatë. Persona si trafikanti i dënuar për drogë Emiljano Shullazi që haptazi është akuzuar nga media për trafikim të vazhdueshëm të narkotikëve dhe vrasje, por nuk është çuar përpara drejtësisë. Dhe persona si Mjacaj I cili u dënua për vrasjen e një djali 13 vjeçar por që më herët u lirua në mënyrë të dyshimtë nga burg dhe më pas vrau një çift çek. Këta janë personat që duhet të kenë frikë nga një sistem drejtësie që funksionon”, tha Lu 3 vjet me pare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura