KP ankimoi vendimin për Bashkim Dedjan, ja gjyqtarët që kanë në dorë ‘fatin’ e tij

Sep 4, 2018 | 13:43
SHPËRNDAJE

Hidhet shorti dhe zgjidhen gjyqtaret qe do te kene ne dore ‘fatin’ e Bashkim Dedjas, kreut te Kushtetueses. Kujtojme se pas ankeses se ONM, KP ankimoi vendimin e KPK, vetem pak kohe, pasi ky i fundit vendosi se gjyqtari e kalonte testin e vetingut.

bashkim-dedja_1507026710-5357079-770x395

Ashtu siç ishte deklaruar më herët ONM depozitoi kërkesen dhe argumentet përkatëse  në lidhje me ankimin kundër vendimit të Komisioni të Pavararur të Kualifikimit për Dedjan.

Tashme Gjyqtari Bashkim Dedja i cili kaloi vettingun, do ti duhet që të përballet dhe me Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Sot mesohet se në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR ) Nr. 10/2018, datë 31.07.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

“Sot, në datën 04.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes”- thuhet ne njoftim.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues:        Ardian Hajdari

Relator:            Luan Daci

Anëtarë:          Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Ankimimi i ONM

Më datë 26.7.2018, Komisioneri Publik, në ushtrim të funksionit të tij kushtetues, depozitoi pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ankimin ndaj vendimit nr. 24, datë 13.6.2018, për subjektin e rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 24, datë 13.6.2018, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura