Kovaç nuk e ka në planet e veta, Milani monitoron “ekspertin” spanjoll të Bajernit

Oct 11, 2019 | 13:19
SHPËRNDAJE

Në fundjavën e kaluar, Havi Martinez u përjashtua rishtazi nga lista e të grumbulluarve. Kjo gjendje e ka shqetësuar shumë sa që ka shpërthyer në lot përpara ndeshjes me Hofenhaimin, sepse do të kishte dashur të ishte në fushë ditën e ditëlindjes të së birit.

havi martinez

 Niko Kovaç nuk e konsideron si të vlefshëm për idetë e tij dhe në këtë sezon spanjolli ka koleksionuar 111 minuta në pesë prezenca, të gjitha si zëvendësues. Aktivizimi i pakët e kthen në mundësi “ndjellëse” për shumë klube europiane. Milani është futur në listën e pretendenteve, pasi spanjolli është një lojtar polivalent (luan si mbrojtës ose mesfushor), por mbi të gjitha ka atë përvojë, që shumicës dërrmuesve të kuqezinjve u mungon.

Për 4-3-3- shin e Piolit do të ishte regjisori ideal, pavarësisht se Bilia aktualisht është i privilegjuar në zgjedhjet e teknikut, aq më tepër që në organikë ka edhe Ismael Benaserin, që në atë rol u shpall kampion Afrike me Algjerinë.

INVESTIMI

Janari dhe merkato janë ende larg, por nga ana e Milanit nuk do të mungojë ndonjë korrigjim në merkato, aq më tepër që fondi “Elliott” një javë më parë miratoi një rritje buxheti prej 80 milionë eurosh. Edhe në prezantimin e Stefano Piolit, drejtori Boban e pranoi që do të kishte zhvillimet gjatë merkatos në hyrje. Një pjesë e shumës së sipërpërmendur mund të investohet pikërisht për Martinez, i cili do të largohej nga Bajerni i Munihut për 20-25 milionë euro.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura