Kosovë, zgjedhjet më 8 qershor. Takimi i liderëve për ushtrinë, pa marrëveshje. Mungoi Albin Kurti

Apr 30, 2014 | 15:02
SHPËRNDAJE

PRISHTINE- Eshte mbyllur pa marreveshje takimi i liderëve te katër partive në Kosove, Hashim Thaçi nga PDK-ja, Isa Mustafa nga LDK-ja, Behgjet Pacolli nga AKR-ja dhe Ramush Haradinaj nga AAK-ja. 

Ata janë takuar mëngjesin e sotëm në Rezidencën e ambasadores amerikane në Prishtinë për të diskutuar rreth krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ky takim i cili ka zgjatur rreth 3 orë nuk është arritur asnjë marrëveshje ndërsa në takim nuk ishte i ftuar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Pas takimit i vetmi që është prononcuar për media ishte Hashim Thaçi i ka bërë të ditur se nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe se për një gjë të tillë pritet edhe një takim ditën e ardhme.

Në takimin e ardhrshëm Thaçi ka thënë se do të bisedojnë edhe për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve. Ndonëse zyrtarisht nuk kanë pranuar të flasin lidhur me datën e saktë të zgjedhjeve, mirëpo burime të sigurta të “Zërit” brenda PDK-së, bëjnë të ditur se në këtë takim është folur edhe për zgjedhjet dhe se sipas këtij burimi janë marrë vesh që zgjedhjet të mbahen me 8 qershor të këtij viti. /Zëri/ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura