Kosovë, Topi shpallet “Qytetar Nderi” i Gjakovës

Jun 30, 2012 | 13:19
SHPËRNDAJE

GJAKOVE- Me motivacionin, “Për mbështetje të fuqishme të proceseve për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhe lobim në qarqet diplomatike për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Për avancimin e iniciativave të zhvillimit demokratik në rajon”, Presidenti i republikës së Shqipërisë Bamir Topi është shpallur “Qytetar Nderi” i Gjakovës.

Duke shprehur mirënjohje për nderin dhe vlerësimin e lartë, Topi tha; “Faleminderit Gjakovë dhe sot e mot, fëmijët e mi e dinë se babai i tyre ka fatin të jetë qytetari më i ri i Gjakovës.”

Shqipëria është krenare me arritjet e Kosovës, tha në fjalën e tij përshëndetëse Topi, ndërsa shtoi se, si dje, sot e gjithmonë do të jetë në krahun tuaj për të dhënë çdo ndihmë që ju kërkoni, në rrugëtimin e përbashkët në interes të dy shteteve dhe të kombit shqiptar.

Gjatë vizitës së tij në Gjakovë, Kryetari i Shtetit shqiptar dekoroi Komunat e Gjakovës, Skënderajt, Pejës, Drenasit dhe Prizrenit me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Presidenti Topi mbyll sot vizitën e tij dy ditore në Kosovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura