Pas deklarates se kryeministrit Edi Rama nje dite me pare per president i përbashkët Kosovë-Shqipëri, si simboli më i mirë i një uniteti mes dy vendeve ka reaguar Princ Leka me nje deklarate te forte.
Ne nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai shkruan se bashkimi kombetar eshte endrra e Familjes Mbreterore, por kjo realizohet vetem me “Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti”.
Reagimi i Princ Leka
Bashkimi Kombëtar ka qënë, është dhe do të jetë ëndra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, sic e sygjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al