Kosovë, Buxheti miratohet pa votat e opozitës

Mar 31, 2011 | 13:29
SHPËRNDAJE

PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës me shumicë votash e ne mungese te opozites ka miratuar buxhetin për vitin 2011.  Opozita ka kundërshtuar nenin katër, me të cilin është aprovuar edhe shitja e Postë-Telekomit të Kosovës.

Miratimi në pako i buxhetit me shitjen e PTK-së, nga opozita u cilësua si jo ligjore dhe jo kushtetuese.

Sidoqoftë, votimi ka sjellë si rezultat mbështetjen prej 66 për buxhetin, 25 kundër dhe 12 abstenime.

Dokumenti për buxhetin parasheh 1 miliard e 264 milionë euro të hyra buxhetore, ndërsa 1 miliard e 434 milionë euro shpenzime.

Këtu përfshihet edhe rritja e pagave për sektorin publik, ndërsa parashihet rritje ekonomike për 5.5 për qind.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura