Kosovë/ 197 raste të reja dhe tre viktima në 24 orët e fundit, ja sa persona janë aktivë me COVID-19

Oct 27, 2020 | 16:02
SHPËRNDAJE

197 raste të​ reja me koronavirus janë testuar pozitive ne 24 oret e fundit ne Kosove, pas marrjes së​ 1,018 mostrave. Fatkeqesisht Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se kane humbur jeten tri viktima.

qytetare koronavirus

Sipas të dhënave të këtij Instituti sot janë regjistruar edhe 48 raste që kanë fituar betejen me virusin, ndersa raste aktive aktualisht janë 2,478.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 18,345 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 669 pacientë kanë vdekur.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë më shumë disiplinë në respektimin e masave kundër COVID-19, që të përjashtohet mundësia e karantinës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura