Berisha: Provime dixhitale në universitete

Feb 29, 2012 | 11:36
SHPËRNDAJE

TIRANË- Luftë konstante dhe të pandërprerë kundër korrupsionit ka garantuar kreu i qeverisë, Sali Berisha, duke theksuar vendosmërinë e qeverisë për të luftuar me cdo kusht atë që e ka quajtur fenomen te përjetshëm.

Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë, Berisha ka nënvizuar se në procedurat dixhitale duhet të shikohet leva më e fuqishme e transparencës.

Ai ka vlerësuar dhe përgezuar Ministrinë e Arsimit për suksesin e provimit të shtetit në mënyrë dixhitale, duke shtuar se në këtë mënyrë duhet të avancohet edhe në shkollat e larta në vend.

“Më duhet të përgëzoj Ministrinë e Arsimit e cila aplikoi për herë të parë në historinë e vendit provimin e shtetit dixhital, jashtë çdo lloj ndërhyrje dhe interference, jashtë çdo lloj praktike të përfolur korruptive. Ne duhet të bëjmë gjithçka zoti ministër për shtrirjen dhe ridimensionimin më të madh për shtrirjen e praktikave të provimeve dixhitale në sistemi universitar arsimor. Kjo duhet të shërbejë si një nismë për ta shtrirë dora dorës në të gjitha universitetet shtetërore dhe private në vend”, tha Berisha.

Sipas tij, universitetet duhet të shohin me përparësi ridimensionimin e proceseve dixhitale, e në mënyrë të vecantë në dhënien e provimeve, si një hap i madh përpara, ndihmë edhe në luftën kundër korrupsionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura