“Korrupsioni, armiku i shqiptarëve”- Meta publikon të dhënat e raportit të BERZH: Alarm për rreziqet fiskale nga PPP-të. Jemi në betejë pa kthim

Jan 30, 2023 | 18:45
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar të dhënat e raportit të fundit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që sipas tij konfirmon se korrupsioni është armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve.

-1200-630-62f51b575f2c8

Meta shkruan se raporti jep gjithashtu alarmin për rreziqet fiskale që vijnë nga PPP-të. Sipas Metës vetëm lufta kundër korrupsionit mund të parandalojë falimentin e Shqipërisë.

“Kjo është një betejë patriotike dhe mision kombëtar pa kthim, të cilit do t’i shkojmë deri në fund”, shkruan Meta.

Reagimi i plotë i Ilir Metës

Raporti i fundit i “Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” konfirmon se korrupsioni është armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve.

Është kjo arsyeja themelore sipas BERZH pse cilësia e qeverisjes në Shqipëri ka pësuar rënie dhe përkeqësim të ndjeshëm nga 5.26 pikë që ishte në vitin 2016, në 4.62 pikë në vitin 2022.

“Rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar ndjeshëm në një numër sferash të ekonomisë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke reflektuar kryesisht rritje të informalitetit dhe korrupsionit të perceptuar siç shihet, për shembull, në Shqipëri. Disa sfera të ekonomisë kanë parë gjithashtu përkeqësime në pavarësinë e gjyqësorit, transparencën buxhetore dhe zbatimin e kontratave”, – argumenton BERZH.

Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim jep gjithashtu alarmin për rreziqet fiskale që vijnë nga PPP-të, duke theksuar gjithashtu zhgënjimin me ecurinë e ngadaltë të reformës në drejtësi.

Vetëm lufta kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit parandalon falimentimin e Shqipërisë!

Kjo është një betejë patriotike dhe mision kombëtar pa kthim, të cilit do t’i shkojmë deri në fund.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura