Korononavirusi/ Ministria e Shëndetësisë fond 1 milion dollarë spitaleve për shtimin e mjeteve të mbrojtjes personale

Feb 25, 2020 | 18:50
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka akorduar fond për shtimin e mjeteve mbrojtëse në spitali.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se fondi i akorduar është 1 milion dollarë, që pritet të shkojë për rritjen e stokut aktual të mjeteve të mbrojtjes personale.

ministria shendetesise

Ministria e Shëndetësisë thekson se nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë, ndërsa i bën thirrje  personave që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Njoftimi i plotë:

Pas mbledhjes së pasdites së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, me fokus masat paraprake për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur të rialokojë një fond shtesë prej 1 milion dollarë buxhetit të spitaleve, që do të shkojë për rritjen e stokut aktual të mjeteve të mbrojtjes personale.

Ky fond shtesë shërben vetëm për qëllimin e sipërpërmendur të rritjes së stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat tona spitalore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron personelin shëndetësor dhe qytetarët se aktualisht, të gjitha strukturat spitalore, kanë në dispozicion sasinë e nevojshme të mjeteve të mbrojtjes personale, për të përballuar situatën.

Ministria e Shëndetësisë siguron se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID 19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura