Koronavirusi/ Zëvendës-Presidenti amerikan, Mike Pence: SHBA drejt të njëjtit model si Italia

Apr 1, 2020 | 19:09
SHPËRNDAJE

Bazuar në modelet e projektit të Shtëpisë së Bardhë, SHBA duket se janë drejtë rrugës për të parë një ndikim të koronavirus, të ngjashëm me atë të Italisë, thotë Zëvendës-Presidenti Mike Pence

“Ne mendojmë se Italia mund të jetë zona më e krahasueshme me Shtetet e Bashkuara në këtë pikë për një sërë arsyesh,” tha Pence.

shba

“Nëse nuk do të ishte  për masat lehtësuese tashmë të zbatuara, miliona amerikanë do të kishin vdekur, dhe jo 100,000 deri 240,000, parashikuar aktualisht”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura