Koronavirusi vdekjeprurës mund ta ketë origjinën nga një shpellë, zbuluar nga shkencëtaret 16 vite më parë

Feb 12, 2020 | 21:11
SHPËRNDAJE

Koronavirusi vdekjeprurës po shton çdo ditë e më shumë frikë në botë, ndërsa shkencëtarët kinezë thanë se ai mund ta ketë origjinën nga një shpellë, zbuluar nga ta 16 vite më parë.

Studiuesit nga Instituti i Virologjisë në Whan ishin të parët që lidhën SARS me lakuriqët e natës, për herë të parë gjatë një studimi në vitin 2004, pasi bastisën një shpellë në provincën Yunnan.

24647358-7992271-image-a-22_1581509679164

Ata morën mostra nga jashtëqitja e lakuriqëve të natës dhe zbuluan se ishin bartës të qindra llojeve të ndryshme të koronavirusëve.

Virologu që drejtoi studimin, Shi Zhengli, tani ka zbuluar se një nga llojet është pothuajse identik me atë që aktualisht po shkatërron Kinën.

Sipas tij, ka një ngjashmëri deri në 96% mes koronavirus dhe një virusi të zbuluar në vitin 2004. Koronavirus ka vrarë deri më tani më shumë se 1 mijë njerëz dhe ka infektuar mbi 45 mijë në të gjithë botën, që nga fillimi i epidemisë, në fund të dhjetorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura