Koronavirusi në Itali, rritet numri i vdekjeve dhe infektimeve të reja nga Covid në 24 orët e fundit

May 27, 2020 | 18:37
SHPËRNDAJE

italu

Shënohet rritje e numrit të viktimave në 24 orët e fundit në Itali, nga koronavirusi.

Mediat italiane raportojnë për 117 të vdekur, një shifër relativisht e lartë krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 78 viktima.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Mbrojtjes Civile italiane, është rritur gjithashtu edhe numri i infektimeve të reja.

Në 24 orët e fundit në Itali ka pasur 584 infektime të reja me koronavirus, ndërsa një ditë më parë ishin 397.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura