Koronavirusi/ Pëllumb Pipero: Jemi përpara “fillimit të stuhisë”

Mar 23, 2020 | 22:29
SHPËRNDAJE

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero sqaron se java e tretë dhe e katërt është periudha ku koronavirusi shpërthen më së shumti.

pipero

I ftuar në Open, Pipero tha se java e dytë e prillit mund të sjellë lehtësime të masave.

Pipero: Unë kam një grafik të zhvillimit të sëmundjes. Në fillim të javës së tretë rritet numri i të prekurve. Kolegët nëpër botë, e quajnë fillimi i stuhisë. Në rast se shqiptarët i kanë zbatuar rregullat, numri i të prekurve është i ulët. Në këtë situatë është mjaft e vështirë ta parashikosh. Fundi i marsi dhe java e prillit do të fillojë të thyhet epidemia. Unë besoj fort.

Unë besoj se në javën e dytë të prillit masat do të zbuten. Kjo bazohet mbi studimet e epidemive të mëparshme. Ky është një virus respirator dhe nuk besoj se do t’i shmanget këtyre parashikimeve. Situata është shumë serioze por jo e rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura