Koronavirusi në Shqipëri/ Basha anulon dy aktivitetet e planifikuara për sot: S’është koha për panik, kujdes e përgjegjshmëri

Mar 9, 2020 | 11:21
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi anulimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme. Vendimi vjen pas konfirmimit te dy rasteve te para me koronavirus ne vendin tone, e nderkohe qe Task Force e Qeveria vendosen anulimin e cdo grumbullimi e aktiviteti deri me 3 prill, si dhe mbyllje te aktivitetit arsimor per 2 jave, deri me 23 mars. basha

Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë.

“Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar”- njofton PD.

I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të kryedemokratit Basha. Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.

Në një postim në rrjetet sociale Basha bëri thirrje se sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura.

“Asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronavirusit, dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri”.

POSTIMI I PLOTE

Asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronavirusit, dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri.

Të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit: të kujdesemi shumë për higjenën tonë personale, të kufizojmë udhëtimet dhe nëse nuk ndihemi mirë të rrimë në shtëpi.

Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura