Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ Qeveria kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë

May 15, 2020 | 16:05
SHPËRNDAJE

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbajtur sot ka kërkuar që gjendja e jashtëzakonshme të shtyhet edhe për 30 ditë.

Kjo kërkesë vjen pas asaj të ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe të shprehur ditë më parë, i cili tha se ky propozim bëhet në koordinim me ekspertë dhe Institutin për Sëmundje ngjitëse, që vlerësojnë situatën me pandeminë e koronavirusit, përcjell INA.

qeveria-750x430-696x399

Qeveria tha sot se gjendja e jashtëzakonshme duhet të vazhdohet deri nga mesi i muajit qershor dhe se kjo po bëhet për shkak të gjendjes aktuale.

Ky propozim i tyre do ti shkojë edhe Këshillit të Sigurisë, që sot mban mbledhje nën patronatin e presidentit të vendit, Stevo Pendarovski, pikërisht për shkak të situatës me pandeminë.

Gjendja e jashtëzakonshme përfshin masat dhe vendimet që ndërmerr Qeveria, ku përfshihen kufizime të lëvizjes së qytetarëve si dhe respektimi i masave.

Ndërkohë, Qeveria në seancën e mbajtur dje e miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2020. Qeveria po ashtu miratoi edhe vendim për shumën maksimale të huamarrjes së re duke lëshuar letra shtetërore me vlerë në tregun ndërkombëtar të kapitalit – eurobondeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 800 milionë euro. (INA)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura