Koronavirusi/ Kreu i Urgjencës: Në më pak se 24 orë janë bërë 100 mijë thirrje, pacientja që ndërroi jetë vuante nga shumë sëmundje

Mar 11, 2020 | 21:38
SHPËRNDAJE

Kreu i Urgjencës Skënder Brataj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se numri i thirrjeve drejt numrit 127 është tepër i lartë.

shefi-urgjencave-ne-real-storyy-750x450

Brataj theksoi se vetëm nga ora 00:00 e mbrëmjes së djeshme e deri në këto momente janë bërë plot 100 mijë thirrje në numrin 127.

Deri tani thirrje drejt 127 janë mbi 10 mijë persona, duke e llogaritur nga ora 00:00. Janë shifra të tmerrshme. Po ndodh fenomeni, që i njëjti person merr njëherë dhe rimerr. Kjo krijon disi ngarkesë. Duhet thënë se familjarët duhen ngushëlluar për rastin e vdekjes. Ne e kemi thënë se këta janë pacientët që rrezikojnë më shumë. Sot janë bërë 84 testime dhe mjekët e infermierët kanë dalë negativë, ndërsa 3 të tjerë janë pozitivë. Kemi 15 raste pozitive të konfirmuara”, tha Brataj.

Në lidhje me pacienten që ndërroi jetë, Brataj nënvizoi se ajo ka pasur një sërë sëmundjesh.

“Pacientja kishte një problem kronik prej vitesh. Edhe gripi do ia shkaktonte këtë problematikë. Iu bë testi dhe doli se ajo ishte pozitive. Për 5 ditë u bë gjithë ky proces. Nga kartela klinike e saj, del se gruaja e moshuar vuante nga shumë gjëra”, u shpreh Brataj.

/BW/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura