Koronavirusi/ G20 do të japë 5 trilion dollarë për ekonomitë botërore, Presidenti kinez: Të heqim barrierat tregtare për të parandaluar recesion

Mar 26, 2020 | 18:45
SHPËRNDAJE

Kombet e G20 kanë vendosur të injektojnë kolektivisht 5 trilion dollarë për të luftuar krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit mbi ekonomitë në të gjithë botën.

Arabia Saudite, e cila është kryetari aktual i G20, i kërkoi grupimit të krijojë një përgjigje të koordinuar për të trajtuar krizën globale.

g20

Në një Samit virtual G20, vendet anëtare premtuan një “front të bashkuar” në luftën kundër pandemisë koronavirus.

“Ne po injektojmë mbi 5 trilion dollarë në ekonominë globale, si pjesë e politikës fiskale të synuar, masave ekonomike dhe skemave të garantimit për të kundërshtuar ndikimet sociale, ekonomike dhe financiare të pandemisë”, thanë drejtuesit në një deklaratë pas një samiti të jashtëzakonshëm në internet .

Përveç kësaj, udhëheqësit botërorë gjithashtu u zotuan të punojnë me shpejtësi me organe shumëpalëshe si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Organizata Botërore e Shëndetit dhe bankat rajonale për të vendosur një paketë financiare “të fortë” për të mbështetur vendet në zhvillim, raportoi agjencia e lajmeve AFP.

Në fjalimin e tij në samitin e G20, Presidenti Kinez Xi Jinping bëri thirrje për një “luftë gjithëpërfshirëse globale” kundër koronavirusit të ri dhe propozoi shkurtime tarifore dhe heqjen e barrierave tregtare për të parandaluar që ekonomia globale të rrëshqasë në recesion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura