Koronavirusi/ “Bota mund të mos ketë kurrë një ‘vaksinë perfekte'”- OBSH apel qeverive: Rruga drejt normalitetit do të jetë e gjatë, zbatoni masat shëndetësore!

Aug 3, 2020 | 19:13
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi të hënën se, megjithë shpresat e forta, bota mund të mos ketë kurrë një “vaksinë perfekte” për koronavirusin dhe rruga drejtë normalitet do të jetë e gjatë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe kreu i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan nxisin të gjitha kombet që të zbatojnë me rigorozitet masat shëndetësore siç janë përdorimi i maskës, distanca sociale, larja e duarve dhe testimi.

Capture

“Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë:” bëjini të gjitha”, tha Tedros, ndërsa shtoi se maskat duhet të bëhen një simbol i solidaritetit në të gjithë botën.

Një numër vaksinash momentalisht ndodhen në fazën e 3 të studimeve klinike dhe të gjithë shpresojmë të kemi një numër vaksinash efektive që mund të ndihmojnë në parandalimin e infektimit. Sidoqoftë, nuk ka asnjë “vaksinë perfekte” për momentin, dhe nuk mund të ketë kurrë.

Tani për tani, ndalimi i përhapjes zbret në bazat e shëndetit publik dhe kontrollit të sëmundjeve. Testimi, izolimi dhe trajtimi i pacientëve, dhe gjurmimi e karantinimi i kontakteve të tyre. Bëjini të gjitha. Informoni, fuqizoni dhe dëgjoni komunitetet. Bëjini të gjitha“, theksoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura