Koronavirusi/ Bashkia Elbasanit dezinfekton të gjitha shkollat, çerdhet dhe kopshtet. Ndryshon trajtimi në qendrat ditore

Mar 10, 2020 | 11:14
SHPËRNDAJE

Në vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Bashkia e Elbasanit  ka nisur dezinfektimin e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

pjimage - 2020-03-10T111348.070

Po ashtu, për të evituar grumbullimet e njerëzve në ambiente të mbyllura është ndryshuar procedura e trajtimit të qendra ditore.

Kështu personat që përfitojnë nga trajtimi ushqimor në këto qendra, do t’u dërgohet ushqimi në banesa dhe gjithashtu gjatë natës do të vijojë puna me dezinfektimin e institucioneve, transportit publik, shërbimit taksi dhe tregjeve.

Bashkia e Elbasanit i bën thirrje qytetarëve që të evitojnë qëndrimin në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz, të evitojnë panikun, pasi ky është një virus që kërkon më shumë higjienë dhe kujdes.

kopshte kopshte 1 kopesht 2 dezinfektim dezinfektim 4 dezinfektim 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura