Koronavirusi/ Artan Fuga thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Franca miratoi  përdorimin e chloroquine-s, autoritete të hyjnë në kontakte

Mar 23, 2020 | 22:45
SHPËRNDAJE

Akademiku Artan Fuga i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të hyjnë në kontakt me autoritete franceze, pas vendimit përdorimin e chloroquine-s kundër Covod19 në kushte spitalore, për pacientët me simptoma të rënda.

Me një shënim në facebook, Fuga thotë se ky medikament mund të provohet edhe në vendin tonë, në të njëjtat kushte rigoroze.

artanfugaa

Postimi i plotë:

ministri i shëndetësisë të Francës njoftoi në tv zyrtarisht, se Këshilli i Larte i Shendetit Publik lejoi qe me vendim kolegjial të mjekëve, në kushte spitalore, për pacientët me simptoma të rënda, përdorimin e chloroquine-s kunder Covod19!

Lutem që ministria e shëndetësisë të dëgjojë, të hyjë në kontakt me këtë informacion zyrtar dhe të ngrihet në vendimmarrjen që i takon! Edhe ne mund ta provojme fiks me keto kushte rigoroze.

Ne nuk jemi vetëm zonja Ministre!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura