Koronavirusi/ 594 viktima në 24 orët e fundit në New York, shënohet rënie në numrin e infeksioneve të reja

Apr 5, 2020 | 18:02
SHPËRNDAJE

Guvernatori i New York-ut, Andreë Cuomo thotë se numri i përditshëm i vdekjeve dhe personave që kërkojnë trajtim spitalor për shkak të koronavirusit ka shënuar një rënie të lehtë ditën e sotme, hera e parë që prej fillimit të epidemisë.

Por në konferencën e tij të përditshme, ai paralajmëron se është shumë herët për të ditur se çfarë do të thotë kjo e dhënë.

spain corona-1586015175

Në Neë York, sot u regjistruan 8327 raste të reja me koronavirus, duke  e çuar numrin total të të infektuarve në 122.031, ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 4159, ku 594 persona humbën jetën 24 orët e fundit.

Ai paralajmëron gjithashtu se është shumë herët të dihet nëse kulmi do të pasohet nga një rënie e shpejtë të rasteve pasoi një rënie e ngadaltë që do të vazhdojë të “tejmbushë spitalet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura