Korçë/ 115 vjeçarja bëhet me pension por nuk arriti ta gëzonte!

Apr 1, 2020 | 21:49
SHPËRNDAJE

Një grua e moshuar në Durrës 89 vjeçare nuk mund të merrte pensionin pasi nuk kishte kartë identiteti.

119

U desh që rasti të denoncohej publikisht, që gruas së moshuar t’i jepej ndihmë.

Drita e sëmurë rëndë në shtrat, nuk shkonte dot të aplikonte për kartën dhe për pasojë nuk merrte pensionin.

Pas transmetimit në “Stop”, punonjësit e ‘Aleat’ shkuan në shtëpinë e zonjës, ku ajo bëri dhe aplikimin dhe rifitoi pensionin.

Drejtori Laert Duraj-Në momentin që Posta kishte dy opsione më përpara: ose në shtëpi me 100 lekë, ose në sportel tërheqje falas, ne padiskutim që kërkonim dokumentet ligjor të përfaqësimit, që ishte Prokura. Sepse, na ka ndodhur në shumë raste, kur njerëzit thonë, që pse e keni vazhduar këtë nismë, se unë nuk i jap Prokurë. Kjo ishte deri dje. Sot, që pensioni është në shtëpi, nuk është nevoja për Prokurë. Pra, unë këtu në shtëpi e shikoj zonjën, që është atje, shikoj kartën e identitetit, e firmos zonja aty, dhe vazhdon historia.

 

Shefi i Kabinetit-Gjynah! E di sa raste kemi ne, apo jo? Domethënë, vetëm unë që ndjek portalin njëherë, 1 mijë raste në ditë. Nga 600 pensione në total, 480 mijë i kemi shpërndarë vetëm në dy javë. Megjithatë, unë po e ndjek me përparësi dhe do të telefonoj sërish.

Drejtori Laert Duraj-Ekziston vetëm një gjë teorikisht, mund të ndodhë, që postieri t’i mbajë vetë. Më kupton?

Drejtori Laert Duraj-E të falsifikojë këto gjërat e pastaj të iki t’ia çojë asaj thes! Kjo është një gjë aq e vështirë për të ndodhur….

Drejtori Laert Duraj-Jo, jo. Absolutisht!

Shpresa Monci-Në përgjithësi mirë!

Shpresa Monci-Ajo çka. Nuk është edhe aq mirë, por megjithatë kaloi. Tani jam në rregull! Faleminderit shumë nga ju të gjithë, ju të Stopit!

Shpresa Monci-I kam marrë në rregull tani. Ia kam prurë në rregull!

Shpresa Monci-Po të gjithë, të gjithë i kam tërheq.

Shpresa Monci-Po, po shumë faleminderit nga ju! Zoti ju bekoftë! Zoti jua shpërbleftë në të mirë!

Shpresa Monci-Shumë faleminderit!

Shpresa Monci-Po!

Shpresa Monci-Shumë faleminderit! Zoti ju bekoftë!

Një procedurë të ngjashme ndoqi gazetarja e “Stop” edhe për nënën 115 vjeçaren nga Korça, Xhemile Spahillari, transmetuar në emisionin e datës 13 mars, e cila nuk merrte për vite me radhë pensionin që i takonte.

Po ndërsa çështja e saj për të përfituar pension, u zgjidh, Xhemilja nuk mundi ta gëzojë, pasi ndërroi jetë.

FOTO/ Xhemilen 115 vjeç e deklarojnë të vdekur, por është gjallë dhe ka një kërkesë ndaj shtetit

89-vjeçarja e paralizuar kërkon të pajiset me kartë identiteti për pensionin. E motra 82 vjeçare: Më thonë sille me barelë

 


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura