Rama: Konventë programi për punësimin, ku puna e vetme është sharja e opozitës!

Mar 30, 2013 | 17:33
SHPËRNDAJE
Kreu i PS, Edi Rama

TIRANE- “Konvente programi per punesimin ku puna e vetme eshte sharja e opozites!”

Keshtu e ka cilesuar kreu i PS-se, Edi Rama Konventen e PD-se, qe nisi punimet pasditen e sotme ne Pallatin e Kongreseve.

Ne nje reagim ne profilin e tij ne Twitter, Rama shkruan se gjithcka tjeter vec sharjeve eshte nje kopjim i programit te PS.

“S’kane faj vetem kete pune dine dhe per kete pune jane punesuar:-). Te tjerat jane vec kopjim i programit tone, kishin 8 vjet ti benin po tani po i mesojne prej nesh #23 qershori koha per te ikur!”- shkruan ai.

Rama ka kerkuar pushimi nga puna ne 23 qershor te ketyre pushtetareve parazite antiopozitare e kjo sipas tij, do te hape rrugen per 300 mije vendeve te reja pune!

Me heret, fill pas njoftimit te Berishes per mbajtjen e Konventes, Rama reagoi po ne prifilin e tij ne Twitter.

“Keni hapur 200 mije vende pune si thoni ju apo keni humbur ne 4 vjet 51 mije si thote Instati juaj? Le te bejme nje debat e ta shohim kete!”- shkruan Rama ne profilin e tij ne Tiwtter.

Ai ka vijuar akuzat per vjedhjen e programit te PS nga ana e kryeministrit. “Sot vetem oren nuk kane kopjuar per konventen e programit:-) Sa me shume kopjojn aq me fort vulosin programin tone”- shkruan Rama, duke shtuar se ndihet krenar per PS dhe Rilindjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura