Kontrolli kufitar, drejtoresha Hajnaj në Gjirokastër: Keni për detyrë të…

Aug 21, 2017 | 16:19
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj në vijim të inspektimit të Pikave të Kalimit Kufitar, pas inspektimit të bërë në Kakavije, ka inspektuar një tjetër pikë, këtë të Sopikut.

4c61e784-03f8-4240-8faa-f2cfbaba93d6

Aida Hajnaj shoqërohej nga Shefi i Sektorit për Kufirin dhe Migracionin në D.V.K.M.Gjirokastër Komisar Dashamir Rrapaj.

Drejtoresha është pritur nga Nënkomisar Kastriot Vrenizi, zv.komandanti i Pikës së Kalimit.

1e22339c-0bc0-47db-8901-ee133311e09c

Hajnaj pasi ka vizituar ambientet e pikës së kalimit kufitar dhe është njohur me dinamikën e punës e problematikën ka theksuar se:

“Ju vlerësoj për punën dhe sakrificën, pasi kjo pikë kalimi është pothuaj pika më e largët malore në qarkun Gjirokastër.

Pavarësisht fluksit të pakët të hyrje-daljeve në këtë pikë, detyra juaj është t’ju shërbeni me korrektësi e në përputhje të plotë me ligjin.

Por ju keni edhe detyrë të patrulloni vijën e gjelbër, Sopik-Apsallë-Çatistër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, të trafiqeve të ndryshme që mund të tentojnë t’i zhvillojnë në këtë territor.

Sikundër keni për detyrë kontrollin e territorit që mbuloni për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, të zjarrvënies apo të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Ndaj kërkoj nga të gjithë efektivët më tepër angazhim, koordinim dhe bashkëpunim akoma më të mirë me efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Gjithashtu të forconi bashkëpunimin me palën greke, në drejtim të shkëmbimit të informacionit, të kontrollit sa më të mirë të kufirit të gjelbër, që në atë territor që ne s’kemi mundësi ta mbulojmë me shërbime, atë territor ta mbulojë pale greke dhe anasjelltas, pra me patrulla alternative.”

Pika e Kalimit Kufitar Sopik është hapur në vitin 2002 dhe funksionon për kalimin e shtetasve banorë të zonës së Pogonit.

Është 80 km larg nga Gjirokastra.

Kjo PKK ka në organikë 18 punonjës policie.

Janë 5 ndihmës/kontrollor që kryejnë kontrollin e shtetasve në hyrje-dalje.

11 punonjës policie trup shërbimi kryejnë shërbim në kufirin e gjelbër.

1 shef stacioni dhe 1 specialist shërbimesh.

Ndërtesa e PKK është me profile druri dhe ka ambiente të përshtatshme pune.

Nuk ka organikë punonjës dogane.

Hyrje-daljet janë rreth 250-300 shtetas në muaj.

Sektori kufitar prej piramidës 14 deri në piramidën 21, gjithsej 20 km.

Nga territori grek kufizohet me fshatin Drimadhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura