Kontratat me Balilin, flet Panariti: Ja kush e dha vendimin, e ekzekutoi…

Dec 14, 2017 | 17:20
SHPËRNDAJE

Pas akuzave të deputetit socialist Erion Braçe, i cili deklaroi se në vitin 2015, kur Ministria e Bujqësisë drejtohej nga LSI është lidhur një kontratë më kompanitë e Klemnet Balilit vjen edhe reagimi i ministrit te asaj kohe, Panariti.

Reagimi i Panaritit 

Nuk jam marre, nuk merrem dhe nuk do te merrem kurre me biografi, partishmeri dhe kritere klasore ne zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhenies se tokave jane plotesisht ne perputhje me ligjin, te hapura ndaj cdo kontrolli dhe verifikimi. Dua vetëm te kujtoj se kontrata e qiradhenies qe u tund sot publikisht ne parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, eshte dhene me Vendim te Këshillit te Ministrave dhe është kaluar per ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë. Sa per tradheti, besoj se nuk ka tradheti me te madhe se te pengosh me vote bllokuese, prokurorine ne kerkesen e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionare te lartë te dyshuar per trafiqe.

Me heret reagoi edhe ish sekretari i Ministrise 

Pas deklaratave nga Braçe ka reaguar dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë Vojo Bregu. Në reagimin e tij ai shkruan se  ndjej vetëm keqardhje.

reagim lsi brace

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura