Kontrabanda me lëndën drusore, aksion në Librazhd. Sekuestrohen 100 m2 dru ahu

Apr 17, 2015 | 18:45
SHPËRNDAJE

Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyjeve në bashkëpunim me Policinë në një aksion blic të kryer ditën e sotme kanë sekuestruar 100 m2 dru të llojit ah të cilat tregëtoheshin kontrabandë.

Lende drusore, foto ilustruese

Kryeinspektori i qarkut Besim Kryemadhi, ka deklaruar se aksioni realizohet për të shkatërruar kontrabandën e lëndës drusore në masivet pyjore të rretheve Gramsh, Elbasan si edhe të Gramshit.

Shkak i këtij aksioni janë bërë prerjet masive të paligjshme të pyjeve në këto zona, ndërsa aksioni ka nisur në Stravaj dhe Stëblevë të rrethit të Librazhdit.

“Synojmë ti japim fund njëherë e përgjithmonë prerjes së paligjshme të pyjeve në këto zona me masiv të dendur pyjor për ti dhënë fund kontrabandës së pyjeve”,- shtoi Kryemadhi.

Vetëm gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme u bllokuan dhe sekuestruan 100 m 2 kub lëndë drusore në parcela të ndryshme në zonën e Stravaj. Ky matetial është grumbulluar në seksionin e shërbimit pujor në qytetin e Librazhdit.

Aksioni do të vijojë në të gjithë qarkun e Elbasanit. Deri tani janë vendosur 4 masa adminisitrative me një gjobë rreth 80 mijë lekë të reja. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura