Konkursi i BSH për diplomat më të mira për vitin 2020, Guvernatori Sejko ndan çmimet për tre fituesit-EMRAT

Dec 21, 2020 | 16:04
SHPËRNDAJE

Sejko Cmimet-Eda-MetaNën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u zhvillua online ceremonia e shpalljes së çmimeve fituese të konkursit të hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2020”.

Ky konkurs organizohet çdo fundvit nga Banka e Shqipërisë dhe i dedikohet studentëve shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, për punë kërkimore-shkencore në një nga çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit, në Europë, politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi.

Në krye të aktivitetit, Guvernatori Sejko theksoi se ky konkurs organizohet nga Banka e Shqipërisë me qëllim vlerësimin, promovimin dhe shpërblimin e punës kërkimore të studentëve, për të motivuar guximin dhe kapacitetin e tyre për të ndërmarrë studime të thelluara mbi çështje të rëndësishme të ekonomiksit e të financës. Ai gjithashtu falënderoi dhe përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit në konkurs për angazhimin dhe seriozitetin e treguar me punimet e tyre kërkimore dinjitoze.

Me çmimin e parë u vlerësua, Megi Jaupi, studente në Universitetin e Zyrihut ETH, Zvicër, me temën “Generative Adversarial Netëorks for Multivariate Return Simulation and Robust Portfolio Optimization”, çmim i cili iu dorëzua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Sejko-cmimet-Eda-Meta

Kjo temë mbështetet dhe aplikon metodologjinë e rrjeteve neutrale, si një nga metodat më inovative dhe më të sofistikuara për përafrimin e shpërndarjeve shumëdimensionale të variablave të rastit në studimin e ekonomisë dhe financës. Studimi është ndërtuar në formën e një eksperimenti të aplikuar sa interesant aq edhe inovativ.

Në përputhje me standardet më të mira akademike, autorja krahason rezultatet e eksperimentit të saj me rezultatet e marra nga metodat tradicionale të optimizimit të aplikuara në financë. Kjo temë dallohet jo vetëm për qasjen metodologjike, por edhe për trajtimin e plotë e rigoroz të temës sipas të gjitha kërkesave të shkrimit akademik.

Me çmimin e dytë u vlerësua, Argi Hanku, student në Universitetin e Vjenës, Austri, me temën “Evaluating Loë Frequency Liquidity Proxies”, çmim i cili iu dorëzua nga Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi.

Kjo temë fokusohet dhe diskuton likuiditetin si një karakteristikë e rëndësishme e investimeve të letrave me vlerë. Fokusi i temës mbi karakteristikat e likuiditetit sjell në këtë konkurs një këndvështrim të ri që nuk është trajtuar në aplikimet e mëparshme për Çmimin e Guvernatorit për Temën më të Mirë.

Likuiditeti i investimeve është një aspekt shumë i rëndësishëm dhe merr një vëmendje të veçantë në fushën e operacioneve monetare nga këndvështrimi i mirë-administrimit të rezervës valutore. Likuiditeti i portofolit të investimeve është një element i rëndësishëm i sjelljes investuese veçanërisht gjatë dhe pas periudhave të krizave financiare e ekonomike, por që nuk ka marrë shumë vëmendje në studimet e paraqitura deri tani.

Sejko-cmimet-Eda-Meta

Me çmimin e tretë u vlerësua, Eda Meta, studente në Universitetin “Berlin School of Economics and Law”, Gjermani, me temën “Assessment of the impact of CoCo bonds on banks”, çmim i cili iu dorëzua nga Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë,Natasha Ahmetaj.

Ky material kërkimor mbështetet në vlerësimin e ndikimit dhe efektivitetit të obligacioneve CoCo (Contingent Convertible Bonds), mbi aftësinë paguese të bankës, si një instrument për absorbimin e humbjeve.

Pavarësisht se në rastin e Shqipërisë, obligacionet CoCo nuk janë akoma një realitet, është me vlerë që këto risi të diskutohen dhe të njihem si një mundësi e një alternativë qoftë edhe në nivel akademik.

Zhvillimi i tregut të kapitalit mund t’i bëjë ato një realitet të afërt, por gjithmonë duhen analizuar dhe parë me kujdes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura